Dyzet vjeçarja, Caroline Flack është gjetur e vdekur në banesën e saj në Londër.  Lajmi vjen pas problemeve që kishte pasur me të dashurin e saj, i cili e ka akuzuar për sulm fizik.

Prezantueses i ishte ndaluar kontakti me të dashurin Lewis Burton, pasi në muajin dhjetor ishte ngritur padi se e ka sulmuar.

Ajo duhej të paraqitej në gjykatë më 4 mars për t’u përballur me këto akuza, raporton “Daily Mail”.

Të enjten, Caroline kishte thënë se do ta thyente heshtjen dhe do të fliste lidhur me problemet në jetën e saj private, ndërkohë që ishte në pritje të gjykimit.

“Do të flas sot… jeta ime dhe e familjes time nuk është më për argëtim apo thashetheme”, kishte shkruar në InstaStory, por më pas e ka ndërruar mendjen dhe ka vazhduar të mos flasë.

Ylli televiziv ishte tërhequr nga pozita e prezantueses në serialin real të ITV, “Love Island”, pas padisë për ushtrim dhune, ndërsa ishte raportuar se ka shkruar një libër për të ndihmuar veten.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat