Në programin “Dua të të bëj të lumtur” në TCH kemi parë shumë histori dashurie ku personazhet janë njohur nëpërmjet bisedave telefonike ose rrjeteve sociale.

I tillë ishte edhe rasti i mbrëmjes së djeshme, ku Arjani nëpërmjet rrjetit social “Facebook” kishte njohur Elmën dhe kishte filluar të bisedonte me të.

Ai rrëfeu se kishte rënë në dashuri edhe pse nuk ishin takuar asnjëherë, por sipas tij Elma kishte filluar të distancohej dhe bisedat nuk ishin më si më parë.

Për këtë arsye Arjani i ishte drejtuar programit sepse dëshironte që takimin e tij të parë ta bëntë publikisht në emision dhe jo në ndonjë kafene, me shpresën se do t’i fitonte zemrën Elmës.

Nga ana tjetër Elma tregoi historinë se si ishte njohur me Arjanin dhe që mesazhet e dërguara nga ajo ishin vetëm për mirësjellje.

Ajo rrëfeu se i’a kishte shpjeguar Arjanit dhe se nuk i ka dhënë shkak atij për të menduar se midis tyre pasur diçka më shumë sesa thjesht miqësi.

“Me Arjanin nuk është se kemi folur shumë, por unë e vlerësoj se kam parë që është artist. Edhe pse ai më shkruante romane të tëra me mesazhe, i’a kam kthyer vetëm për të mos u dukur e pasjellshme”, tha ajo.

Pavarësisht fjalëve të Elmës, Arjani këmbëngulte në dashurinë e tij dhe kërkonte që të takohej me të.

“Nuk kam dashur kurrë që takimin ta kishim në kafe, fshehurazi të tjerëve, por këtu në studio publikisht para gjithë të tjerëve. Sillej shumë mirë, më dërgonte shpesh buzëqeshje në mesazhe”, u shpreh Arjani.

Në fund Elma e refuzoi propozimin e Arjanit duke rrëfyer se ajo ka një lidhje me dikë tjetër dhe se këtë fakt ia ka thënë dhe atij.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat