Ndonëse ka një axhendë shumë të ngarkuar politike, duket se kreu i PD-së Lulzim Basha ka gjetur kohë për të shpenzuar dhe me bashkëshorten e tij, Aurela këtë të diel.

Teksa i ka uruar shqiptarëve një të diel të mbarë, shfaqet i buzëqeshur pranë gruas së tij.

I veshur disi ndryshe nga sa e kemi parë zakonisht, sportiv dhe me kapele, Basha shihet mes natyrës, larg zhurmës politike, duke shfrytëzuar këtë ditë pushimi dhe me diell.

“Ju uroj një të dielë të mbarë dhe orë të gëzueshme me njerëzit tuaj të dashur”, shkruan Basha përkrah fotos.

Kohët e fundit, kreu i PD-së Lulzim Basha është bërë shumë aktiv në rrjetet sociale.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All