Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” shënoi 50-vjetorin e themelimit të tij, ku u shoqërua dhe me një ceremoni solemne.

Kjo ceremoni u mbajt në hotel “Emerald”, ku të ftuar ishin qeveritarë, rektorë ndërkombetarë dhe vendorë, përfaqësues të misioneve diplomatike, donatorë e partnerë të tjerë.

Megjithatë duket se organizatorëve u ka shpëtuar një detaj.

Universiteti i Prishtinës ka publikuar një monografi në nder të 50 vjetorit të themelimit.

Aty është e shkruar në anglisht “50 Years Universitety of Prishtina”, në vend të “University”.

Ky libër flet për Universitetin e Prishtinës që nga themelimi dhe është i botuar në dy gjuhë, shqip dhe anglisht.

Kjo foto është shpërndarë në rrjetet sociale, si një ironizim që edhe pse 50 vite me Universitet, ekzistojnë gabime të tilla në drejtshkrim, e aq më tepër në kopertinën e një libri, i cili promovon e përkujton dijen dhe progresin.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat