Meshkujt e moshës së mesme të cilët nuk mund të bëjnë dhjetë pompa janë shumë më tepër në rrezik nga sulmi në zemër dhe sëmundjet e zemrës, thotë hulumtimi i ri.

Personat të cilët mund të bëjnë më shumë se 40 pompa, ulin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare me 97 për qind gjatë dhjetë viteve të ardhshme të jetës së tyre, thotë ekipi i ekspertëve nga Universiteti i Harvardit.

Ekspertët shpjegojnë se pompat janë një parashikues më i mirë i shëndetit të ardhshëm të zemrës se sa standardi i përcaktuar i fitnesit si vrapimi.

“Gjetjet tona janë dëshmi se pompat mund të jenë një metodë e lehtë dhe falas që mund të ndihmojë në vlerësimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare në pothuajse çdo mjedis. Është befasuese që aftësia për të bërë pompa është shumë më e lidhur me vlerësimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare sesa testi i vrapimit”, tha Justin Yang, profesor i Harvardit.

Hulumtimi u krye në më shumë se 1,000 të anketuar, zjarrfikës amerikanë në të dyzetat e tyre.

Edhe pse hulumtuesit u përshtatën me grupmoshat dhe peshat e ndryshme të zjarrfikësve, ata ishin në gjendje ta gjejnë një lidhje midis kryerjes së më shumë pompave dhe shëndetit afatgjatë.

Ky është studimi i parë i cili tregon se pompat mund të jenë një test efektiv për rrezikun e ardhshëm të sëmundjeve kardiovaskulare, por ekspertët e pavarur paralajmërojnë se analizat e ngjashme duhet të kryhen me grupe të tjera të njerëzve të cilët janë më pak aktivë, si dhe me femrat.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat