Komiteti Ndërsektorial për Mbrojtjen e Shëndetit nga Produktet e Duhanit ka miratuar ditën e sotme imazhet e reja që do të përdoren në paketat e duhanit në Shqipëri.

Imazhet e reja pritet  të vendosen në paketat e cigareve dy vite pas miratimit, me arsyetimin për  t’i lënë kohën e nevojshme biznesit për të bërë ndryshimet e duhura në paketimin e duhanit.

Ne propozuam që të përdornim imazhet që përdoren në Bashkimin Europian, por nuk ishte e mundur për shkak se lejohet vetëm për vendet anëtare. Ndaj hulumtuam dhe morëm miratim nga Australia dhe Kanadaja për të përdorur fotot paralajmëruese në paketimet e duhanit. Paralajmërimet e kombinuara tekst dhe figurë do të zënë 65% të faqes ballore të paketimit të duhanit dhe po ashtu të faqes së pasme, duke zbatuar Direktivën 2014/40 EU“, tha Manastirliu, e pranishme në mbledhjen e sotme.

Flash Lajme

Më të lexuarat