Aurela Gaçe ka përcjellë edhe një herë emocione të forta me projektin më të ri muzikor. Mjaftoi një video fare e shkurtër e publikuar në Instagram, për të kuptuar se “Veten dua gjallë” përfaqëson një nga plagët e shoqërisë shqiptare, atë që sado të kalojnë vitet, mbetet ende një problem pa zgjidhje.

Rozana Radi vjen edhe një herë si tekstshkruese e një projekti që mbart mesazh kaq kuptimplotë, ndërsa muzika ka ardhur si bashkëpunim mes John Van Ride dhe vetë Aurela Gaçes. Për të transmetuar gjithë ndjesinë që mbart kënga në vetvete, këngëtarja i ka kushtuar rëndësi të veçantë edhe klipit, ku përpos lojës së saj të shkëlqyer aktoriale, pjesëmarrja e Gert Ferrës ka bërë që video shoqëruese t’i shkojë përshtat çdo vargu të “Veten dua gjallë”.

“Nuk na zhgënjeve kurrë. I ke dhënë zë çdo femre të dhunuar”, ka qenë ky vetëm një nga komentet e shumta në YouTube, ku vështirë të gjesh një reagim negativ. Me ‘valixhen plot mbushur plot me lot’, Gaçe ka dhënë mesazhin më të fortë: të reagojmë, para se të jetë shumë vonë./News31.al

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat