Djali i kryeministrit, Edi Rama, Greg Rama ka tërhequr vëmendjen e medias kohët e fundit, e kjo pas publikimeve të ndryshme që ai bën në Instagram, pas humbjes së të dashurës së tij nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Ai ka patur një profil tepër privat dhe rrallëherë postonte, ndërsa së fundmi shihet se i ka shtuar postimet.

Para disa ditësh ai u shfaq në shoqërinë e një vajze, me të cilën dukej shumë i afruar.

Së fundmi, Gregu ka publikuar në instastory një foto me djalin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Endritin.

Duket se ata janë duke festuar në një nga klubet në Tiranë.

Fotoja është publikuar nga Endriti, e më pas është ripostuar nga Gregu.

Nuk dihet se çfarë i ka bërë bashkë dy djemtë.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat