Një qen ka rezultuar pozitiv për koronavirusin, pasi e mori sëmundjen nga pronarja e tij, shkruan Fortune.

Yvonne Chow Hau Yee, e cila jeton në Hong Kong me kafshën e saj ka rezultuar pozitive ndaj virusit.

Përgjatë këtyre javëve ishte deklaruar qartë dhe prerë që koronavirusi nuk infekton e nuk prek qentë, por këto fakte të reja rezultojnë tronditëse dhe aspak pozitive për botën.

Autoritetet thanë se do të vijojnë të kryejnë teste mbi qenin që ka rezultuar i infektuar ndërsa prej tij janë marrë tashmë edhe kampionë të sekrecioneve.

Ndryshe nga njerëzit, qeni nuk ka shfaqur asnjë simptomë se mund të jetë prekur nga virusi.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat