Agjencia e Lajmeve ANSAraporton se është zhvilluar një ilaç i specializuar për t’iu kundërpërgjigjur koronavirusit  Sars-CoV2 apo COVID-19 si njihet ndryshe.

Ndryshe nga sa do të ndodhte me zhvillimin e një vaksine, puna kërkimore duket se është në përfundim dhe ajo që nevojitet është vetëm një kompani farmaceutike që ta prodhojë atë.

Është një antikorp monoclonal, i specializuar për të njohur proteinat që virusi përdor për të sulmuar qelizat respiratore njerëzore.

Sipas ANSA-s, kërkimi është publikuar në “BioRxiv” nga grupi i universitetit holandez të Utrecht i udhëhequr nga Chunyan Wang.

Në artikull  evidentohet se kërkuesit kanë deklaruar se do të duhen disa muaj që ilaçi të jetë i disponueshëm sepse do të duhet të eksperimentohet për të pasur sigurinë për efikasitetin e tij.

Duke u lidhur me proteinën që gjendet në sipërfaqen e virusit, antikorpi monoklonal e ndalon që të lidhet me qëlizat dhe në këtë mënyrë e bën të pamundur për virusin që të penetrojë në brendinë e tyre për t’u shumuar.

Për këtë motiv, kërkuesit janë të bindur se antikorpi ka potenciale të rëndësishme  “për trajtimin dhe parandalimin e COVID-19”.

Kërkuesit po punonin prej kohësh për një antikorp kundër SARS kur shpërthehu epidemia e Covid-19 ose e  Sars2 dhe kuptuan se antikorpet efikase kundër sëmundjes së parë arrinin të bllokonin edhe të dytën.

Studimet vijojmë akoma dhe antikorpi duhet t’i nënshtrohet testeve shumë rigoroze por kërkuesit shpresojnë që të bindin një kompani farmaceutike që ta prodhojë.

E gjithë kjo, sipas shkencëtarëve të Utrecht, do të kërkonte shumë më pak kohë sesa po të zhvillohej një vaksinë për koronavirusin e ri.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All