Studiuesit janë befasuar me zbulimin se një formë e koronavirusit mund të zgjasë për më shumë se dy javë në disa sipërfaqe.

Gjurmë të Covid-19 u gjetën në anijen e kroçerës “Diamond Princess” në sipërfaqe në kabina ku kishin qëndruar njerëz të infektuar, edhe pas 17 ditësh që ata ishin larguar nga këto kabina.

Zbulimi u bë i ditur nga një studim i publikuar të hënën nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA.

Virusi u gjet si në kabinat e pasagjerëve që kishin shfaqur simptoma, ashtu edhe në ato të atyre që kishin qenë asimptomatikë.

Një raport i mëhershëm në “New England Journal of Medicine” tregonte se virusi ishte në gjendje të qëndronte mbi sipërfaqe plastike dhe çeliku inoks për sa më shumë se tre ditë, megjithëse nivelet virologjike të Covid-19 ranë ndjeshëm me kalimin e kohës.

Covid-19 ishte më pak i qëndrueshëm në bakër, ku pas 4 orësh nuk u gjet asnjë gjurmë e qëndrueshme e virusit. Ai gjithashtu nuk ishte aq i qëndrueshëm në karton, ku u tregua se asnjë gjurmë e virusit nuk u gjet më pas 24 orësh.

Studimi i fundit nga CDC mori në shqyrtim dhomat që nuk ishin pastruar ende të anijes kroçerë.

Pastrimi, kanë konfirmuar studiuesit, është një mënyrë shumë efektive për të vrarë virusin.

CDC gjithashtu tha që përhapja e infeksionit brenda “Diamond Princess” ndodhi para se anija të hynte në karantinë. Infeksionet midis anëtarëve të ekuipazhit dhe pasagjerëve u rritën më pas.

Studimi i CDC mori në shqyrtim edhe simotrën kësaj anijeje, kroçerën tjetër “Grand Princess”, anëtarët e ekuipazhit të të cilit besohet se kanë kontraktuar virusin dhe më pas ua kanë transmetuar atë pasagjerëve.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat