Kjo që po kalojmë është një situatë tepër e vështirë, e cila na ka prekur të gjithëve, duke ndikuar drejtpërdrejt në gjendjen tonë emocionale. Pjesa dërrmuese prej nesh po përballen me frikën dhe ankthin që shkakton jo vetëm izolimi dhe distancimi social, por edhe frika nga e panjohura se sa do të zgjasë kjo situatë, si do të vijohet më tej, e shumë shqetësime të ngjashme të kësaj natyre.

Duke vlerësuar me prioritet situatën që po kalojmë, Urdhri i Psikologut ka vendosur t’u vijë në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë për një kujdes më të specializuar në menaxhimin e frikës dhe shqetësimit të shkaktuar nga kjo gjendje e jashtëzakonshme që po kalojmë gjatë këtyre ditëve.

Nëpërmjet një linje të dedikuar për konsulta psikologjike online, dhjetëra psikologë të licencuar do të ofrojnë ndihmë për të gjithë personat që do të kenë nevojë për këtë kujdes.

Sipas Urdhrit të Psikologut, nismës për konsultime psikologjike online pa pagesë, i janë përgjigjur më shumë se 80 psikologë, të cilët që nga dita e djeshme po ndihmojnë në dhënien e shërbimit psikologjik për çdo qytetar, që shfaq gjendje të ngarkuar emocionale gjatë këtyre ditëve.

Në vijim të shkrimit do të gjeni të plotë listën e psikologëve të licencuar dhe numrave të tyre të kontaktit (sipas qyteteve), të cilëve mund t’u drejtoheni për ndihmë në menaxhimin sa më të mirë të shëndetit psikologjik në këto momente të vështira që po kalojmë.

Shërbimi do të ofrohet në dy fasha oraresh gjatë ditës: 10:00-12:00 dhe 17:00-19:00 nga e hëna në të shtunë deri në datën 20 prill. (Në rast nevoje kjo periudhë do të shtyhet).

Nëpërmjet komunikimit me psikologun, ju mund të ndani frikërat, pasiguritë, ankthin dhe vështirësitë emocionale për të përballuar situatën.

p.k\Dita

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All