Jeta filloi të kthehej në normalitet në vatrën e pandemisë së koronavirusit.

Pas dy muajve të bllokuar në karantinë, njerëzit në provincën Hubei po shijojnë lirinë, në të gjitha format e saj.

Dikush endet në trafik për të kapur autobusin apo trenin që do ta dërgojë në destinacionin e duhur, e të tjerë provojnë kënaqësitë që i kishin munguar.

Fotoja e mëposhtme po bëhet virale në rrjet, në kohën kur bota po vuan nga sulmi i virusit vdekjeprurës si një mesazh se ka shpresë dhe gjithçka do të bëhet mirë.

Një vogëlush në Hubei është fotografuar duke ngrënë një akullore, ndërsa duket se po e shijon pafund atë, pas daljes nga karantina.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat