Se në çfarë shkalle të gjerë është përhapur pandemia e coronavirusit nëpër botë, tregojnë më së miri shifrat që kanë kaluar në mbi gjysmë milioni që janë prekur nga COVID-19.

Vendet e ndryshme të botës janë duke bërë të pamundurën të frenojnë përhapjen e mëtejme e virusit vdekjeprurës, ndërsa Italia, Spanja dhe SHBA-të janë duke kryer për nga numri i të prekurve dhe vdekurve nga virusi
Si pasojë e kësaj autoritetet e vendeve u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të mbyllur nëpër shtëpitë e tyre që të shmangin më të keqen, duke bërë që qytetet me miliona banorë të shndërrohet në “qytete fantazmë”.

E këtë më së miri e dëshmon një video e realizuar nga ajri me dron që tregon rrugët e zbrazëta të qyteteve të botës – duke filluar nga Budapesti e deri të plazhet e bukura të Brazilit.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat