Princesha Maria Teresa ka vdekur në moshën 86 vjeçare pasi rezultoi positive me koronavirus.

Princesha nga familja mbretërore spanjolle Bourbon-Parma vdiq dje, njoftoi i vëllai, Princ Sixtus.

Dinastia Bourbon-Parma është një degë e mbretërorëve spanjollë, e rrjedhur nga dinastia franceze Capetian.

Maria vetë nuk kishte fëmijë por lë pas disa nipër e mbesa si Princi Carlos i Bourbon-Parma, Duka i Parma e Piacenza, Princesha Margarita e Princ Jaime.

Zhvillimi vjen disa ditë pasi Princi britanik i fronit Charles, 71 vjeçar u infektua me një formë të butë të sëmundjes.

Ndërkohë Spanja po regjistron numra tragjikë vdekjesh me 832 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të vdekjeve në vend në 5,690 prej nisjes së epidemisë.
Spanja renditet tashmë vendi i dytë më i goditur në botë pas Italisë.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat