Dërgimi i 30 mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria në mbështetje të Italisë gjatë luftës ndaj virusit Covid-19 ka tërhequr vëmendjen e botës.

Të shumtë kanë qenë ata që e kanë vlerësuar si gjest human nga një vend i vogël si Shqipëria për Italinë e gjunjëzuar nga Covid-19, mes tyre edhe ylli i Hollywood, Sharon Stone.

“30 vjet më parë Italia vendosi t’i ndihmonte. Sot, Shqipëria po dërgon mjekë e infermierë në ndihmë të Italisë. Faleminderit nga zemra Shqipëri”, shkruan Stone në një insta story, teksa publikon një foto të pas viteve ’90, të anijes shqiptare duke zbarkuar në Itali mijëra refugjatë shqiptarë.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat