Mjekja pathologe, Entela Labaj u shpreh se një nga patologjitë që bëhen më të rrezikshme pas infektimit nga virusi, është pneumonia difuze. E ftuar në “Historia ime”, Labaj tha se në momentin që virusi futet në organizëm, mund të mos shkaktojë fillimisht temperaturë dhe kollë, por mund të prekë më parë mushkëritë dhe fillon marrja e frymës.

Pjesë nga biseda në studio

Mirela Milori: Cilat janë patologjitë më të shpeshta që me mbivendosjen e koronës bëhen më të rrezikshme?

Entela Labaj: Patologjia më ekstreme që kemi rezultuar dhe që dihet, dhe OBSH e ka bërë të qartë, është penumonia difuze. Në momentin që virusi futet në rrugët oerogene, kalon në bronk, mund të jetë dhe një fazë asintomatike siç i themi ne, mund të mos ketë simptomat e kollës, të temperaturës së lartë dhe ai mund të japë një pneumoni difuze ku preken mushkëritë dhe në momentin që fillon marrja e frymës, atëherë mund të dalin problemet e tjera, temperatura, kolla. Por mos harrojmë që mund të jetë dhe asimtomatik në të tilla raste. Prandaj është e këshillueshme, jo në momentin që ai arrin deri në fazën difuze, direkt sa fillon dhe shfaqet një kollë e fortë, e vazhdueshme që zakonisht ka dhe sekrecione dhe kur shfaqet dhe temperatura e lartë 38.5. Domethënë dy ditë rresht 38.5, atëherë nëse fillojnë dhe shenjat e para të një marrje fryme, atëherë do kemi një alarm.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat