Këngëtarja e njohur Pink është diagnostikuar me COVID-19. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Pink ka treguar se dy javë më parë pati shenjat e koronavirusit bashkë me djalin e saj 3 vjeç.

Dy javë më parë, djali im tre vjeçar Jameson dhe unë shfaqëm simptoma të Covid-19. Për fat të mirë, mjeku dyshoi menjëherë dhe pas testit unë dola pozitive” , tha ajo.

Qëndroi në shtëpi për dy javë dhe pas kësaj periudhe testi rezultoi negativ disa ditë më parë.

Ajo është shprehur se mungesa e testimeve në masë, është padyshim një dështim dhe parodi e qeverisë. Pink e ka cilësuar sëmundjen si shumë serioze dhe të vëretetë.

“Njerëzit duhet ta kuptojnë se kjo sëmundje prek të rinjtë dhe të moshuarit, të shëndetshëm dhe jo të shëndetshëm, të pasur dhe të varfër dhe testimet duhet të jenë falas dhe të aksesueshëm në një masë më të gjerë për të mbrojtur fëmijët tanë, familjet, miqtë dhe komunitetin tonë”, është shprehur Pink.

Pink tha se do të dhurojë gjithsej 1.000,000 dollarë fondit të Urgjencës së Spitalit Universitar Temple të Los Angeles.

L.H/ DITA

Flash Lajme

Më të lexuarat