Keni parë ndoshta me dhjetëra imazhe të koronavirusit, përgjegjës për mbi 1 milionë persona të infekuar dhe dhjetëra mijëra vdekje në të gjithë botën.

Tani, shkencëtarët kanë arritur të ndërtojnë një mënyrë që ju ta dëgjoni atë: duke përkthyer strukturën e proteinës së saj të famshme të pikut në muzikë.

Tingujt që dëgjoni në këtë audio përfaqësojnë aspekte të ndryshme të proteinës së pikut që përkulet nga sipërfaqja e virusit dhe e ndihmon atë të kapet te qelizat humane.

Si të gjitha proteinat, proteinat e pikut të Covid-19 janë të përbëra nga kombinime të aminoacideve.

Duke përdorur një teknikë të re të quajtur sonifikim, shkencëtarët nga Instituti i Teknologjisë në Masaçusets (MIT) i caktuan secilit aminoacid një notë unike në një shkallë muzikore, duke e shndërruar tërë proteinën në një rezultat paraprak muzikor.

Por në jetën reale, këto aminoacide kanë tendencë të harlisen në një spirale ose shtrihen në një sipërfaqe. Studiuesit kapin këto tipare duke ndryshuar kohëzgjatjen dhe vëllimin e notave. Edhe dridhjeve molekulare për shkak të nxehtësisë u është caktuar nga një tingull.

Por pse do të duhej ta shndërronim një virus muzikë? Ky format i ri mund t’i ndihmojë shkencëtarët të gjejnë skuta të fshehta në proteina ku antitrupat ose medikamentet mund të jenë në gjendje të lidhen – thjesht duke kërkuar sekuenca muzikore specifike që korrespondojnë me këto skuta të fshehta.

Kjo, thonë studiuesit e MIT, është më e shpejtë dhe më intuitive sesa metodat konvencionale të përdorura për të studiuar proteinat, siç është modelimi molekular.

Ata shtojnë se duke krahasuar sekuencën muzikore të proteinës së pikut me një bazë të gjerë të dhënash të proteinave të tjera të sonifikuara (zërifikuara), mund të jetë e mundur që një ditë të gjendet një syresh që të mund të bashkangjitet me proteinën e pikut, duke parandaluar virusin të infektojë një qelizë.

Sa për instrumentet, ato ishin plotësisht zgjedhja e studiuesve. Në këtë rast, një koto japoneze luan notat kryesore – tinguj qetësues që mund të sjellin sadopak qetësi në një kohë krize. /sciencemag

 

 e.k. / dita

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All