WhatsApp po prezanton një kufizim të ri në përcjelljen e mesazheve për të kufizuar përhapjen e dezinformatave, njoftoi ndërmarrja e saj mëmë Facebook.

Kufizimet vijojnë me një “rritje të konsiderueshme” në përcjelljen gjatë shpërthimit të COVID-19, sipas një deklarate të kompanisë.

Pretendime të rreme të përhapura gjatë shpërthimit të pandemisë kanë përfshirë një teori konspirative që e lidh atë me vendosjen e 5G,.

Si rezultat i kësaj, ndryshimet janë krijuar për të trajtuar mesazhet më virale bazuar vetëm në atë se sa shpesh ato mesazhe janë përcjellë në të kaluarën.

Sipas ndryshimeve të reja, pasi të jetë përcjellë një mesazh i vetëm më shumë se pesë herë përdoruesit do të jenë në gjendje ta përcjellin atë në një bisedë të vetme në vend të pesë.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All