Çdo pasdite, për 45 minuta, dhjetëra fëmijë në Francë, të moshës nga 5 deri në 12 vjeç, i drejtohen ekraneve të kompjuterave për të dëgjuar aktorë profesionistë që u lexojnë përralla online.

Për gjashtë vjecaren Rafael, ky është një lloj ushtrimi imagjinar që e bën të ndjehet sikur po del nga izolimi dhe po ngrohet nën diell.

“Ajo që më pëlqen më shumë tek përrallat është se ato nuk na tregojnë ne foto dhe kjo është diçka e mirë pasi ne mund të imagjinojmë gjithçka në mendjen tonë. Është sikur të dalim jashtë, sikur dalim nga izolimi dhe e gjejmë veten nën diellin që shkëlqen dhe ngroh”.

Për vetë aktorët, kjo është një histori solidariteti. Rafael Saudinos, thotë se kishte hedhur një mesazh në Facebook, dhe përgjigjet kishin qenë të panumërta. Asaj i ishin bashkuar edhe shumë kolegë dhe për momentin, kishte rezervë më shumë lexues nga sa i nevojiteshin. Ne- thotë ajo- jemi artistë. Kemi nevojë për kontaktin me njerëz. Dhe është e mahnitshme, e gëzueshme, që të gjendemi qoftë edhe përmes internetit, para fëmijëve që na dëgjojnë me shumë interes. Ne gëzohemi edhe nga fakti që ajo që po vejmë është e dobishme – thotë ajo.

“Ideja me erdhi ashtu, kot. Regjistrova diçka, e hodha në rrjet, dhe nuk u mendova dy herë…e ktheva në një ritual për fëmijët”.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat