Si pasojë e koronavirusit maskat janë kthyer në një “aksesor” të detyrueshëm.

Mirëpo një grup nudistësh në Republikën Çeke, duket se i kanë “injoruar” këto masa dhe kanë shfrytëzuar temperaturat e larta, për të ekspozuar trupin e tyre në diell.

Por ky veprim i tyre nuk ka kaluar pa u vënë re nga autoritetet policore, të cilët i kanë qortuar dhe këshilluar, që maskat në këto kohë pandemie, janë të detyrueshme të vihen.

“Fatkeqësisht grupi i nudistëve ishin të shumtë në numër dhe disa madje nuk kishin as maskë. Qytetarët mund të jenë pa rroba në vendet e përcaktuara për këtë qëllim. Por ata duhet të kenë gojën e tyre të mbuluar dhe të kufizojnë numrin e personave që frekuentojnë të tilla ambiente”, tha zëdhënësja e policisë Markéta Janovská.

Ndërkaq, Republika Çeke lejon qytetarët që të qëndrojnë nudo në zonat e përcaktuara, por me rregullat e reja të vendosura si pasojë e koronavirusit, nuk lejohet që më shumë se dy persona të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit, aq më pak pa maska në fytyrë. Megjithatë, këtë herë grupi i nudistëve vetëm sa u këshillua nga policia dhe nuk morën gjoba.

e.k. / dita

Flash Lajme

Më të lexuarat