Imazhet e punonjësve të kujdesit shëndetësor zbukuruan statujën e Krishtit në Brazil gjatë të dielës së Pashkëve (katolike).

Kjo ishte një shenjë falenderimi ndaj mjekëve dhe infermierëve që ndodhen në frontin e parë të luftës ndaj COVID-19.

Sipas mediave të huaja, përveç imazheve, janë paraqitur edhe mesazhe inkurajuese, në statujën 36 metra të gjatë në majën e Malit Corcovado në “Rio de Janerio”

Ndërkohë, kjo është hera e dytë që statuja e Krishtit në Brazil, “i dedikohet” pandemisë së koronavirusit, pasi disa javë më parë, monumenti u ndriçua me flamujt e vendeve të prekura nga ky virus.

Ku ndër to ishte edhe flamuri i Shqipërisë.

e.k. / dita

Flash Lajme

Më të lexuarat