Një video e xhiruar në një spital të Spanjës, ku shihet stafi mjekësor që duartroket një shofer taksie i cili merrte dhe dërgonte falas pacientë me koronavirus, është bërë virale.

Burri, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, gjatë kohës së pandemisë ka ndihmuar ata që kishin më shumë nevojë, duke rrezikuar ndërkohë shëndetin e tij.

Pasi u thërrit për të marrë një pacient, shoferi i taksisë befasohet kur shikon të gjithë stafin mjekësor të rreshtuar për ta duartrokitur në momentin që ai hyn në spital.

I befasuar, ai bën një gjest me duar si për të thënë që duartrokitja është e tepërt. Më pas, bën me duar një gjest përqafimi për të gjithë mjekët dhe infermierët.

Duke qenë se shoferi nuk u merrte para’ pacientëve, spitali i dha një zarf të mbushur me euro.

e.k. / dita

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All