Qeveria rajonale e Siçilisë ka njoftuar se do të tentojë të joshë kthimin e turistëve pas kufizimeve të koronavirusit, me ulje drastike të çmimeve.

Skema mbështetëse financiare prej 50 milionë euro për sektorin, do të bëjë që turistët të paguajnë vetëm një në tre net në hotel, ndërsa do të jenë falas vizitat në muzeumet dhe vendet arkeologjike të rajonit.

Zhvillimi vjen pasi pandemia e koronavirusi i hoqi industrisë vendase rreth 1 miliardë euro për muajt mars e prill.

Kuponat e uljeve do të vendosen me transparencë në faqen e internetit të turizmit vendor, raporton The Times.

13 përqind e GDP-së së vendit vjen nga turizmi dhe Italia planifikon tashmë rinisjen e ekonomisë pas daljes nga kufizimet më 4 maj. Autoritetet kanë nisur studimin e distancimit shoqëror të stolave në parqe dhe çadrave në plazh.

e.k. / dita

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All