Ka nga ata që shkojnë në festa për t’u argëtuare për t’u ndjerë mirë, por ka edhe të tjerë që shkojnë për t’u infektuar me Covid-19.

Kjo ka qenë ideja e fundit në Shtetet e Bashkuara, një ide për të cilën autoritet kanë ngritur alarmin.

“Party Covid-19” synon grumbullimin e personave të sëmurë me koronavirus, me ata të cilët nuk janë të infektuar me shpresën se do të infektohen dhe do të shërohen, në mënyrë që më pas të krijojnë imunitet dhe të lëvizin lirshëm.

Kjo është një prirje, – shkruajnë gazetat – që po përhapet veçanërisht në shtetin e Uashingtonit, shpërthimi fillestar i pandemisë në ShBA. ku rastet kanë tejkaluar 15 mijë persona dhe janë shënuar 834 viktima.

“Është e papranueshme dhe e papërgjegjshme – tha Meghan DeBolt, drejtor i Departamentit të Shëndetit të Qarkut Walla Walla – duke ekspozuar qëllimisht veten ndaj një infeksioni është e rrezikshme për ata që e bëjnë atë dhe për të tjerët”.

Në fakt, ideja për t’u infektuar me qëllim nuk është një praktikë e re në Amerikë. Në të kaluarën – kujtojnë disa vëzhgues – shumë prindër i kalonin fëmijët e tyre në të ashtuquajturat “festat e dhenve” për t’i bërë ata të vinin në kontakt me fëmijë të tjerë që kishin sëmundje.

Ideja e “Party Covid” filloi të mendohej më shumë kur autoritetet shëndetësore në të gjithë botën filluan të marrin në konsideratë idenë e pasaportave të imunitetit, dokumenti që do të vërtetonte mungesën e rrezikut të infektimit të personit kush e zotëron atë.

Dhe kjo lejon që ata që kanë testuar pozitivisht për virusin dhe më pas janë shëruar të udhëtojnë ose të kthehen në punë më shpejt.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat