Mjekët janë gjithnjë e më shumë të shqetësuar për koronavirusin e ri dhe çfarë mund të shkaktojë ai. Ndër lajmet më të fundit ishte se Covid-19 nxit një sëmundje të veçante edhe tek fëmijët, por nuk mbaron me kaq.

Sipas një studimi të fundit ka rezultuar se ndjesia e ngërçit në duar dhe në këmbë është një ndër simptomat fillestare tek pacientët. E shpjeguar nga shkencëtarët neurologjike në Itali, Covid-19 nxit çrregullimin e rrallë, Guillain-Barre (GBS). Kjo është një sëmundje e rrallë e sistemit imunitar, që përjetohet shumë pak nga njerëzit për një kohë të gjatë. Sindroma sulmon nervat e trupit dhe pacienti ndjen ngërç në duar dhe në këmbë, që në gjuhën mjekësore njihet si barestezi.

“Kur një person infektohet, mund të pësojë një konfuzion të sistemit imunitar, ku sistemi imunitar sulmon nervat, ose pjesë të ndryshme të trupit” shpjegoi Robert Fox, një ekspert neurologjie në Britani.

Shkencëtarët thonë se kjo është një ndër simptomat e para të Covid-19 dhe nis së bashku me simptomat e tjera fillestare. Më tej ata shtojnë se një studim Italian në prill, rezultoi se 1200 pacientë të diagnostikuar me Covid-19 kishin përjetuar sindromën GBS.

Një studim i prillit nga Italia i botuar në revistën “New England Journal of Medicine” rezultoi se nga 1200 pacientë pesë prej tyre kishin hasur sindromën GBS.

Anthony Geraci, drejtor i Mjekësisë Neuro-muskulare në spitalin Northwell Health në Nju Jork, thotë se shumica e rasteve të lidhura me koronavirusin GBS ndodhin në fazën kur simptomat e virusit nisin të shfaqen, pra në dy javët e para.

“Kjo është diçka që nuk e kemi parë kurrë më parë. Të gjithë shkencëtarët janë duke u përpjekur vazhdimisht të kuptojnë këtë sëmundje tepër shqetësuese. Është shumë e rëndësishme që pacientët të mos neglizhojnë asnjë simptomë,” shtoi Fox

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All