Përdorimi i maskave të fytyrës për tu mbrojtur nga Covid-19, ka shkaktuar një debat të gjerë në mbarë botën.

Një studim i kryer nga disa kërkues shkencorë në Universitetin e Edinburgh-ut, për të testuar efektivitetin e disa llojeve të ndryshme të maskave mbrojtëse, të bëra në kushte shtëpiake apo të prodhuara në fabrikë, ka treguar se përdorimi i tyre zvogëlon përhapjen e koronavirusit – “por vetëm nëse nuk lëviz kokën gjatë kollitjes.

Për shkak se spërklat e vogla, të cilat mund të përmbajnë gjurmë të virusit, mund të përhapen lehtë ekspertët shpjegojnë se mbulimi i gojës dhe hundës mund të ndihmojë në luftimin e Covid-19, shkruan abcnews.al.

Por, sipas studiuesve spërklat mund të përhapeshin nga disa maska, kryesisht gjatë kollitjes dhe frymëmarrjes së rëndë.
Dr Felicity Mehendale, një kirurg në Qendrën për Shëndetin Global në Institutin Usher të Universitetit të Edinburg-ut, tha se “disa maska të bëra me dorë mund të ndihmojë për të parandaluar përhapjen e virusit.”

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat