Babai i Boris Johnson mbërriti në Greqi me pushime, duke injoruar rekomandimet e qeverisë britanike për qytetarët e vendit për të udhëtuar vetëm nëse është absolutisht e nevojshme.

Stanley Johnson, 79 vjeç mbërriti në Athinë mbrëmë për të vizituar vilën e tij në Pelion.

Ai as nuk hezitoi të postojë foto në llogarinë e tij personale në Instagram, duke treguar çdo kornizë të udhëtimit të tij.

Babai i kryeministrit britanik ka mbërritur në Greqi përmes Bullgarisë, pasi qeveria greke ka ndaluar ardhjen e udhëtarëve nga Britania deri në mes të korrikut.

Duke folur nga ballkoni i vilës së tij mbrëmë, Stanley Johnson tha:

“Unë jam në Pelion si pjesë e një udhëtimi të nevojshëm, duke u munduar ta mbroj pronën time kundër koronavirusit. Më duhet të zbatoj masat e nevojshme në distancë, sepse këtu ata i kanë marrë ato shumë seriozisht. Grekët po përpiqen të bllokojnë ardhjet nga Britania, por ata ishin shumë të lumtur kur panë që erdha. E vetmja gjë që ata më pyetën ishte nga erdha dhe çfarë bëra, dhe më pas ata matën temperaturën. Duhet të zbatojmë ura sa më shpejt që të jetë e mundur. Nga sa shoh këtu, ardhja e britanikëve nuk do të jetë rrezik, sepse grekët janë shumë të kujdesshëm”.

View this post on Instagram

A post shared by (@stanleyjohnson) on

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat