Covid- 19 rikthehet për herë të dytë te një personazh i shoubizit, ish banori i emisionit Big Brother Petrit Bylykbashi.

Rasti ngre alarmin mbi rishfaqjen e  virusit edhe pasi e ke kalu më herët.

Përmes një postimi në Facebook, Bylykbashki thotë se po qëndron sërish i izoluar pasi është prekur sërish nga koronavirusi.

Ai shkruan se pasi fitoi herën e parë betejën me sëmundjen, nuk është ruajtur më, duke besuar se COVID 19 nuk prek për herë të dytë.

“Mbas 4 diteve te rishfaqjes se simptomave dhe nje konsulte/percjellje te gjendjes disa oreshe maratonike bashkë me Naser Ramadanin vendosem qe une me u ritestu per Covid19.

Fatkeqesisht rezultova Pozitiv ne SARS-CoV-2 perseri, virusi mu kthy afersisht 3 muaj mbas sherimit dhe kesaj here shume me agresiv, po sulmon aty ku ka demtu heren e pare, direkt ne mushkeri.” -shkruan ai në profilin e tij në facebook.

Postimi i plotë:

Ky virus i cuditshem!

Mbas 4 diteve ren te rishfaqjes se simptomave dhe nje konsulte/percjellje te gjendjes disa oreshe maratonike bashk me Naser Ramadanin vendosem qe une me u ritestu per Covid19, fatekeqesisht rezultova Pozitiv ne SARS-CoV-2 perseri, virusi mu kthy afersisht 3 muaj mbas sherimit dhe kesaj here shume me agresiv, po sulmon aty ku ka demtu heren e pare, direkt ne mushkeri.

Te jem real, duke qen i bindur plotesisht qe nuk kthehet virusi, nuk jam rujt as per nje moment te vetem dhe kontakt me njerz te infekuar kam pas ne shume raste.

Heren e pare fatemiresisht nuk eshte infektu askush nga une, po uroj qe kjo e njejta me ndodh edhe kete here, une prap nga sot jam i veteizoluar per aq kohe sa te eshte e nevojshme.

Kujdesuni per veten, virusi po u kthejka.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat