Një video interesante e publikuar në rrjetin social TikTok nga amerikani Julian Bass po merr miliona shikime.

Talenti i këtij 20-vjeçari është fenomenal. Në videon që zgjat më pak se 20 sekonda Julian Bass  tregon se mund të shndërrohet në tre nga “heronjtë” e tij të preferuar: Jedi, Ben 10 dhe Spider-Man.

Deri më tani, videoja ka grumbulluar më shumë se 21 milionë shikime dhe më shumë se 1.5 milionë pëlqime vetëm në Twitter.

“Nuk e kisha idenë që kjo do të ishte kaq e shkëlqyeshme,” rrëfeu i riu për Hollywood Reporter .

“Unë gjithmonë jap 100% në videot që bëj dhe ato zakonisht priten mirë nga ndjekësit e mi, por kurrë më parë si kjo video.

Nga Hollywood Reporter konfirmojnë se Disney ka kontaktuar të riun për të punuar së bashku në një projekt të ardhshëm të mundshëm.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All