Puthjet dhe përqafimet janë “ndaluar” që në momentin që nisi pandemia. Kjo pasi Covid transmetohet lehtësisht përmes stërkalave të pështymës. Më 6 korrik u festua Dita Botërore e Puthjes dhe ne jemi të ndërgjegjshëm sesa e rëndësishme është ajo.

Çdo marrëdhënie nis me një puthje dhe asgjë nuk e zëvendëson rëndësinë e saj. Çdo 3 në 4 italianë kanë deklaruar se puthja është ishte gjesti që atyre u mungoi më së shumti gjatë pandemisë. Madje, edhe më shumë se dëshira për të dalë nga shtëpia.

Puthja është një gjest instinktiv dhe i pazëvendësueshëm midis dy personave që e duan njëri-tjetrin. Askush nga ne nuk do ta harrojë kurrë puthjen e tij të parë dhe as lidhjen që krijohet mes nënës dhe fëmijës.

Psikologia dhe psikoterapistja Vera Slepoj shpjegon se puthja është një shfaqje e ndjenjës shumë më intensive se përqafimet dhe përkëdheljet dhe nënkupton një përfshirje më të fortë emocionale edhe se akti seksual.

‘Puthja është një sjellje universale që ka ndodhur që në kohët e hershme dhe vijon edhe sot, sigurisht në forma të ndryshme.

Fakti që për një kohë të gjatë distanca shoqërore i pengoi njerëzit të putheshin, i ka shtyrë ata që të të eksplorojnë mënyra të ndryshme të shfaqjes së dashurisë së tyre. Këtë e kanë bërë në distancë përmes shikimit, buzëqeshjes, fjalëve të ëmbla, poetike apo dedikimeve muzikore.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat