Rrezet e diellit janë të forta në bregdet, dhe shumë prej jush kanë provuar shpesh djegiet në ditët e para të pushimeve.

Dhe në këto raste, produkti i parë që vjen ndërmend është kosi, i cili ul dhimbjet në pjesët e djegura.

Por janë tre produkte të tjera që mund t’iu ndihmojnë në këtë drejtim.

Qumësht: Acidet laktike të qumështit hidratojnë lëkurën duke i dhënë ndjesi freskie lëkurës së skuqur. Në një tas shtoni një gotë qumësht të ftohtë dhe 2 filxhanë kafeje ujë. Merrni një top pambuku dhe lyeni zonat e irrituara disa herë në ditë.

Aloe vera: Xheli i Aloe veras është zgjidhja ideale në rast se e keni tepruar me qëndrimin në diell pasi përmban antioksidantë që luftojnë inflamacionin e lëkurës.

Kamomil: Bima e kamomilit ka në përmbajtjen e saj përbërës me veti anti-inflamatore dhe qetësuese, tëcilat luftojnë inflamacionin e lëkurës dhe trajtimet e tjera.

Zieni çaj kamomili dhe lereni të ftohet. Më pas lyeni trupin me të.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat