Njerëzit që punojnë në distancë mund të kenë shansin të zhvendosen në Barbados për një vit, sipas propozimeve të reja që po merr në konsideratë ishulli i Karaibeve.

Kryeministrja Mia Amor Mottley është duke shqyrtuar planet për një “ndalesë 12 mujore në këtë parajsë” , një nismë e cila i lejon vizitorëve që të punojnë nga larg për një vit duke qëndruar në ishullin e bukur.

Për momentin, ideja po shqyrtohet me kujdes në drejtim të implementimit të saj, për shkak të testimeve të kufizuara. Pandemia nëpër botë ka pasur ndikim të madh mbi lëvizjet e udhëtimet, duke goditur fort edhe industrinë e turizmit të Barbadosit.

Turizmi përbën 40% të PBB-së së ishullit, dhe gati 30% e forcës së tij punëtore është e punësuar pikërisht në këtë sektor.

Edhe pse impakti i virusit në vetvete ka qenë I kufizuar në ishull, mungesa e udhëtimit ndërkombëtar e ka prekur rëndë ekonominë e Barbadosit, që tani po sheh mënyrat sesi të tërheqë sa më shumë njerëz.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat