CNN i ka dedikuar një shkrim të gjithë vendeve që lejojnë hyrjen e shtetasve amerikanë për turizëm apo çdolloj arsyeje.

Nisur nga situata alarmante e shifrave në Shtetet e Bashkuara, shumë vende i kanë mbyllur dyert një ndër pasaportave më të fuqishme në botë.

”Vendi përgjatë Adriatikut, Shqipëria rifilloi fluturimet tregtare ndërkombëtare që nga 15 qershori i vitit 2020.

Nuk ka detaje specifike për sa i përket asaj që udhëtarët amerikanë mund të presin pas mbërritjes në Shqipëri, megjithatë, në faqen ëeb të Ambasadës Amerikane thuhet se do të ketë personel mjekësor shtesë në të gjitha pikat e hyrjes si dhe ekzaminime dhe kërkesa të mundshme për karantinë.

“Udhëtarët duhet të jenë të përgatitur që kufizimet e udhëtimit të vihen në fuqi me pak ose aspak njoftim paraprak”, shkruhet në lajm.

Ndër vendet e tjera që pranojnë hyrjen e shtetasve amerikanë janë Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia, Tunizia dhe Meksika. Kurse ata që i pranojnë me disa kushte janë: Kroacia, Egjipti, Britania e Madhe, Ukraina, etj.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat