Një ditë pas gjetjes së trupit ka dalë edhe autopsia e aktores Naya Rivera. Vdekja cilësohet aksidentale dhe shkaku është mbytja. Sipas ekspertizës, nuk kishte as shenja dhune dhe as substanca droge apo alkool.

Naya Rivera u zhduk pa gjurmë teksa shëtiste në varkë, në liqen me djalin e saj 4 vjeç. I biri u gjet në gjumë nga një anije që i kaloi pranë dhe dëshmoi se ishin hedhur për t`u larë, por nëna nuk ishte ngjitur më në varkë.

Disa media shkruanin dje se Rivera e humbi jetën për të shpëtuar të birin. Pasi ka ngjitur djalin në varkë i kanë shteruar fuqitë për të shpëtuar edhe veten.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat