Skena paniku në Paris! Ministrja franceze e Industrisë, Agnes Pannier-Runacher, është filmuar e shqetësuar ndërsa vraponte pas makinës së saj për të marrë maskën, para se t’i bashkohej festimeve kombëtare të ditës së Bastijes.

Ajo u përshëndet njëherë me të pranishmit në event, të cilit mbanin maska në fytyrë dhe aty kuptoi se ajo nuk e kishte të sajën.

Nga pamjet e publikuara nga mediat e huaja, vihet re se si ministrja e Emmanuel Macron, mbulon fytyrën dhe vrapon e alarmuar drejt makinës.

Por disa çaste më vonë, një zyrtar që ndodhej pranë saj i dha një maskë rezervë. Kujtojmë se presindeti Macron ka inkurajuar bashkatdhetarët e tij që të vendosin maska sa herë të jetë e mundur kur janë në hapësira publike, madje edhe jashtë.

14-Juillet: Agnès Pannier-Runacher oublie son masque à son arrivée place de la Concorde pic.twitter.com/v1I4YgXLnZ

— BFMTV (@BFMTV) July 14, 2020

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat