Në vendin ishullor, Mauritius, që ndodhet në Oqeanin Indian, janë shëruar të gjithë personat e infektuar me koronavirus.

Shteti i vogël me 1.2 milionë banorë, regjistroi 332 raste të koronavirusit dhe 10 vdekje, sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA.

Në një komunikatë, Ministria e Shëndetësisë tha se janë realizuar 73,572 teste COVID-19 dhe se situata paraqitet e mirë.

Në njoftim thuhej gjithashtu se të gjithë 220 qytetarët e riatdhesuar së fundmi nga jashtë ishin ende nën karantinë.

Mauritius është i njohur për plazhet, lagunat dhe shkëmbinjtë e mëdhenj. Vendi ka një sistem shëndetësor të zhvilluar, me afërsisht 73% të shërbimeve të ofruara nga sektori publik dhe pjesën tjetër të siguruar nga sektori privat.

Përmes sektorit publik, qeveria siguron falas mjekimet dhe trajtimet në spital për të gjithë qytetarët vendas dhe të huaj.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat