Analisti dhe gazetari i njohur Alfred Lela ka reaguar pasi është shfaqur krejtësisht nudo, në natyrën e virgjër të Lumit të Stupes, përkrah avokates së njohur Rudina Jasini, e cila ka mbrojtur ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj në Hagë.

Lela thotë se e gjitha ka ndodhur spontanisht gjatë një turi 10-ditor dhe shton se si këto foto ka bërë edhe të tjera.

“Fotografitë ishin krejt rastësore, duke bërë një tur 10-ditor me Fation Plakun i cili më kërkoi ta hidhte dhe ja. Fotosesion do të ishte diçka e kërkuar, kjo ishte spontane. Janë bërë foto nga disa, por unë isha i “çmenduri”, thotë për Dosja.al Lela.

Të dy mbajnë nga një gjethe të madhe, duke mbuluar vetëm pjesët intime ndërsa duket se nuk e kanë patur problem që foton ta lejojnë të bëhet publike nga fotografi i njohur Faton Plaku.

Kutojmë se analisti është shfaqur krejt pa komplekse, që prej momentit që uli pantallonat përpara kryeministrit Edi Rama dhe mijëra shqiptarëve që ndiqnin emisionin e Sokol Ballës.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All