Presidenti amerikan Donald Trump kalon në vepra.

Pasi kërcënoi javët e kaluara se do të mbyllë TikTok në SHBA, kreu i Shtëpisë së Bardhë ka firmosur një urdhër ekzekutiv i cili ndalon çfarëdo transaksioni me shoqërinë kineze “ByteDance”, në pronësi të TikTok.

Urdhri hyn në fuqi pas 45 ditësh, ndërkohë që rriten tensionet mes ambasadës amerikane dhe Pekinit lidhur me “çfarëdo transaksioni nga ana e kujtdo, subjekt juridiksioni në SHBA, me ByteDance”.

Gjithçka pasi përhapja e aplikacioneve mobile të zhvilluara nga kompani me pronësi kineze, “kërcënojnë sigurinë kombëtare, politikën e jashtme dhe ekonominë e SHBA”.

Lëvizja e fundit e Trump vjen teksa flitej për një marrëveshje me Microsoft, por me vendimin e Trump, ByteDance detyrohet ta shesë TikTok jashtë SHBA.

TikTok, është një aplikacion shumë popullor mes të rinjve, i cili akuzohet se merr në mënyrë automatike një sërë informacionesh prej përdoruesve, si dhe të dhëna të tjera duke i lokalizuar.

Në vendimin e marrë Trump argumenton se, “SHBA-të duhet të marrin masa agresive kundër pronësisë së TikTok për të ruajtur sigurinë kombëtar”.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat