Pacientët me Covid-19, të cilët janë asimptomatikë, mund të kenë sasi të ngjashme të koronavirusit të ri në trup me ata që shfaqin simptoma.

Në këtë përfundim ka arritur një studim i ri bërë nga Koreja e Jugut

Ky studim hedh poshtë pretendimet e ngritura më herët se asimptomatikët nuk infektojnë.

Studimi, i cili është botuar të enjten të revistën “JAMA Interior Medicine” përfshin të dhëna për 303 pacientë me Covid-19 që ishin në izolim në mars në një qendër të trajtimit të komunitetit në Korenë e Jugut.

Pacientët ishin të rinj me një moshë mesatare 25 vjeç.

Në mesin e pacientëve, 193 prej tyre, ose 63.7% shfaqën simptoma në kohën e izolimit. Ndërsa, 110 pacientë nuk shfaqën simptoma.

Vetëm 19.1% e pacientëve asimptomatikë shfaqën nisën të shfaqin simptoma gjatë izolimit, krahasuar me 80.9%, të cilët mbetën asimptomatikë.

Studimi zbuloi se ngarkesa virale në pacientët asimptomatikë duket se ishte e ngjashme me atë në pacientët që shfaqnin simptoma.

Studiuesit vunë në dukje se ngarkesat virale tek pacientët asimptomatikë kanë tendencë të ulen më ngadalë sesa te ato te pacientët simptomatikë dhe para-simptomatikë.

Studimi kishte disa kufizime, pasi u bë te një numër i vogël pacientësh dhe nuk u përcaktua se sa infektues ishte secili person.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat