Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Kostaq Papa e ka marrë me humor deklaratën, që në fakt vetë e tha gjatë fjalës së tij muaj më parë në Parlament e që shkaktoi reagime kryesisht për nivelin e përfaqësimit në tempullin e popullit.

Ai tha në atë kohë se “kur ishte i ri kishte kaçurrela dhe i qeraste femrat me Whisky dhe konjak, pasi ishte i bukur”.

Si për të mbyllur gojët e liga që mbase e kabnë vënë në dyshim një fakt të tillë, Papa ka publikuar fotot e rinisë ndërsa përkrah tyre shkruan se po plotëson dëshirën e atyre që duan të shikojnë foto të tilla, ndërsa paralajmëron se do pasojnë të tjera për të shuar kureshtjen.

“Për ata që duan të shohin foto me kaçurela po ua plotësojmë dëshirën! Foto të viteve 1984 në Sarandë, Korçë, Voskopojë,1985 Memaliaj e Korçë,1986 Korçë dhe foto si Emigrant në Athinë më 1991 e 1992. Do pasojnë dhe foto të tjera për të hequr kureshtjen!”, shkruan Papa.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat