Ish-modelja Amy Dorris pretendon se ajo ishte abuzuar seksualisht nga presidenti i SHBA Donald Trump në 1997.

Sipas “The Guardian”, incidenti i pretenduar ndodhi gjatë US Open 1997.

Sipas Dorris, Trump e preku dhe e puthi pa dëshirë.

Ajo deklaroi se ndihej e trishtuar për shkak të kësaj dhe mendonte se ishte abuzuar.

Incidenti dyshohet se ndodhi para një tualeti në shtëpizën VIP të Trump në New York City më 5 shtator 1997.

Dorris ishte 24 vjeç në atë kohë, dhe pretendon se Trump e mbajti atë fort në mënyrë që ajo të mos mund të shpëtonte.

“Ai po më puthte dhe unë po e shtyja larg. Ai po më mbante shtrënguar dhe më prekte.

Nuk mund të lirohesha. Mendoj se i lëndova gjuhën me dhëmbë ndërsa përpiqesha të lirohesha”, tha Dorris.

Amy Dorris thotë se ajo shkoi në banjën që ishte e  ndarë nga llozha për të rregulluar lentet e saj të kontaktit. Kur ajo doli jashtë, Trump e priste aty:

“Fillimisht, unë mendova se ai ishte duke pritur për të shkuar në tualet, por për fat të keq nuk ishte kështu”. Pas një shkëmbimi të shkurtër, rrëfen ajo, miliarderi e godet me këmbë:

“Ai më futi gjuhën në gojë dhe unë po përpiqesha ta largoja. Pastaj më shtrëngoi duke më përqafuar. Duart e tij ishin të papërmbajtura, në vithe, gjoks, shpinë, kudo”.  “Jo, të lutem ndalo”, kujton ti ketë thënë ajo Trumpit, 51 vjeç në atë kohë, por “ai nuk donte tia dinte”.

“Ai thjesht mu hodh sipër dhe unë e shtyva”, tha ajo.

“Unë isha e shtrënguar në krahët e tij dhe nuk mund të dilja dot. Nuk e di si e quani kur i fusni gjuhën dikujt deri në fyt. Unëe  shtyja e kafshoja dhe mendoj se mund t’ia kem lënduar gjuhën”, shtoi ish-modelja.

Pas sulmit të pretenduar, Amy Dorris, “e tronditur”, bashkohet me të dashurin e saj dhe të ftuarit e tjerë. “Unë thjesht u përpoqa të flisja normalisht me të gjithë dhe të kaloja mirë sepse, nuk e di pse, ndjeva presionin për t’u sjellë kështu”.

Në ditët që pasuan, ajo e takoi Donald Trump disa herë, në Trump Tower, përsëri në US Open, dhe më pas në një ceremoni në kujtim të Gianni Versace, i vrarë disa javë më parë.

Ajo u takua me disa të famshëm, të ftuar gjithashtu nga miliarderi, përfshirë Lenny Kravitz, Puff Daddy dhe Leonardo DiCaprio. Nëse Trump nuk më ngacmoi përsëri ai vazhdonte të më gjunte tërë kohës.

Pse e takuat përsëri pas kësaj ngjarjeje, e pyet Guardian? “Unë isha nga Florida dhe isha me Jason. Nuk kisha para, as vend për të shkuar. Ne po shkonim nga një ngjarje në tjetrën, ishte një shakullinë”, përgjigjet ajo, duke shpjeguar se duhej kohë për të përpunuar atë që i kishte ndodhur.

Dorris tani jeton në Florida, dhe The Guardian shkruan se ajo siguroi prova të një takimi me Trump, përfshirë një biletë për në US Open dhe foto të përbashkëta me Trump, i cili ishte 51 vjeç në atë kohë dhe i martuar me gruan e tij të dytë, Marla Maples.

Dorris është 48 vjeç sot dhe është nënë e dy vajzave. Ajo po mendonte të fliste në vitin 2016 për një incident kur disa gra të tjera e bënë këtë duke akuzuar kandidatin republikan të atëhershëm për president.

Sidoqoftë, ajo ndryshoi mendim, duke menduar se do të dëmtonte familjen e saj.

Po afrojnë sërish zgjedhjet amerikane, ku Trump kandidon sërish. Kjo shpjegon dhe daljen në dritë të rrëfimeve të tilla.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat