Arrestimi i Eldi Dizdarit, alias Denis Matoshi, bëri që Suada Sherifi, vajza e pasarelave që prej vitesh është bërë tashmë vetëm partnerja e dedikuar ndaj të shoqit, të lakohej sërish në media.

Disa vite më parë, vetë ish-Miss Albania ndau një foto me të gjithë ndjekësit e saj, ku prezantoi ‘lumturinë’, ashtu siç shumë herë në daljet e saj televizive, e ka konsideruar Eldin.

Nga vajza e thjeshtë e me tipare të imëta, kohë kur bëri sfilatën në “Miss Shqipëria”, Suada u kthyer në një business-women me një qëndër estetike me vlerë mbi 100 mijë euro, një investim i të shoqit pa dyshim.

Ajo që shikonim në rrjetet sociale, ishin udhëtime luksi, daljet familjare, blerjet e shtrenjta, jeta në Dubai, bashkë me vajzën e tyre të vogël, Deizy-n.

Ish-basketbollistja e Tiranës, edhe pse e diplomuar për Juridik, kishte ambicie botën e televizionit. Ajo nisi edhe punë si notere e licencuar, ndryshe nga bashkëshorti i saj, kishte dëshirë për t’ju përkushtuar drejtësisë, por deri më tani, nuk dimë të ketë bërë bujë në këtë drejtim…

A është Suada Sherifi e vetmja që ka në krah një partner të inkriminuar? A është ish-Missi, e vetmja nga vajzat e showbizit shqiptar që ka heshtur për shumë kohë pasi i është zbuluar i dashuri që i financonte jetën e përrallës dhe pushimet e luksit?

Jo, aspak! Madje janë shumë, disa prej tyre i ‘kanë thirrur’ mendje dhe kanë hequr dorë, e të tjera, fatkeqësisht janë veshur me të zeza… përkohësisht!

Kthella dhe Rraja

Dëshira e madhe për të qenë aty ku ishte dhe Suada Sherifi, apo modelet që shijonin këtë lloj jete, e bëri bionden me sy bojëqielli që ishte rritur në Itali, të binte në këmbët e Redjan Rrajës. Gjithçka u bë publike pasi Rraja u arrestua dhe ende ndodhet në burg, pasi akuzohet për atentatin ndaj Arjan Ndojit, ngjarje ku vdiq shoferi i këtij të fundit, Andi Maloku.

Ishte vetë Rraja ai që dha alibinë, para grupit hetimor, teksa deklaroi se natën e krimit ishte me të dashurën, Kejvina Kthellën. Edhe pse i martuar dhe babai i dy fëmijëve, Rraja kishte marrë një shtëoi në Tiranë ku kalonte kohët e bukura me ish-velinën, e cila kishte filluar të mos kishte të ndalur me luksin në rrjetet sociale.

Por, pas arrestimit, buja filloi të shuhej, makina e Kthellës u sekuestrua dhe Kejvina Kthella filloi të merrte pjesë në klipe për të qëndruar në qendër të vëmendjes. Ajo bëri gjoksin buzët dhe ndryshoi look, deri sa kaloi në një tjetër zgjedhje.

Gjata dhe Mata

Njësoj si me Kejvina Kthellën, edhe lidhja e Elvana Gjatës u bë publike, vetëm pas përfshirje së këtij të fundit në një vrasje. Bëhet fjalë për ngjarjen e ish-Bllokut, ku pas një përplasjeje me armë zjarri, mbeti i vdekur Fabjol Gaxha. Më herët, Elvana fliste për Ervin Matën, pork ur vinte puna tek identetiteti i tij apo fytyra, këngëtarja stepej.

Pas fejesës me Matën, Gjata nuk u pa më aq shpesh të këndonte në klube nate.  Këngëtarja lëvizte me helikopterë privatë, shkonte vetëm aty ku shifrat kishin shumë zero, të paktën aq sa të mbulonin veshjet mijëra euroshe që përgatiste për koncertet, posaçërisht për të.

Unaza e dhuruar u bë shumë herë lajm në portale, pasi këngëtarja herë e hiqte dhe herë e mbante. Dyshja kanë patur edhe ndarje të përkohshme, por edhe pse prokuroria ka ngritur akuzë zyrtarë për Matën, këngëtarja vijon të jetë krah tij.

Publikisht ajo nuk foli kurrë për Matën dhe as për përfshirjen e tij me konfliktin e ndodhur në ish-Bllok.

Spiro dhe Selaj

Viola Spiro është një nga vajzat e njohura në Shqipëri, që tashmë e ka kthyer timonin. Edhe pse kaloi shumë vite krah Valentin Selajt, bukurosha e sportit, i dha fund lidhjes me të cilësuar si baron droge, në fund të vitit 2018.

Viola Spiro zuri edhe faqet e mediave italiane, pasi Selaj u arrestua, në vitin 2017. Deri në ato momente, moderatorja shfaqej sa në ishujt e Greqisë, në bukurinë klasike të Italisë dhe vendet e shtrenjta të Turqisë, të cilat i frekuentonte vetëm për pushime.

Por ku i dashuri i saj ra në burg, në rrjetet sociale të Spiros, mbizotëroi heshtje. Valentine u lirua dhe dyshja u panë sërish bashkë në vende luksoze, por Viola siç duket ‘kishte reflektuar’. Ajo tashmë vijon jetën e qetë, me një tjetër person në krah, që nuk është pjesë e asnjë rrjeti dhe as personazh publik.

Postimet e saj janë të pakta dhe shumë larg jetës së pasur që bënte më parë.

Sejdini dhe Duka

Ishte një kohë, para dy vitesh, kur Trejsi mbizotëronte mediat, rrjetet sociale, jetën luksoze, makinat e fundit dhe në vitin 2018, mori edhe kurorën e “Miss Universe”, prapaskenat e të cilit u aluduan shumë.

Por me vrasjen e Santiago Malkos, vajza që përfshihej në sherre të bujshme, në klube nate dhe jo vetëm, mbeti pa famë dhe nuk lëvizte më me bishën luksoze që i dhuroi i dashuri Leonard Duka për ditëlindje. Makina “Mercedes Benz GLE V8 Biturbo” me çmim 150 mijë euro që Duka i ka dhuruar Sejdinit u sekuestrua nga policia. Ndërsa ish-Missi u shoqërua për t’u marrë në pyetje. Ajo u largua nga komisariati, por tashmë pa zhurmën e turbove.

Leonard Duka është shpallur në kërkim për vrasjen e ish-efektivit Santiago Malko. I zhdukur dhe pa dalë në ‘dritë’ prej kohësh, Nardi siç duket ka shkëputur çdo marrëdhënie me Trejsin, duke mos dashur të bëjë më bujë në media. E ndërsa modelja shkoi në Amerikë, ku sipas saj “do të niste karrierë ndërkombëtare”.

Deri më tani, kemi parë disa sete fotosh nga miku i saj i ngushtë Klevin Halili, dhe ‘shuarjen’ e jetës së luksit. Trejsi tashmë i bën pushimet në Durrës dhe jug të Shqipërisë, të cilës më herët ndodhta ia kishte harruar shijen, nga udhëtimet e shumta.

Histori të viteve ’90

Edhe vitet ’90, menjëherë pas konflikteve dhe përplasjeve të ’97-s, disa nga vajzat e bukura, kishin zgjedhur të kishin në krah, ‘një të fortë’. Rudina Magjistari ka qenë e fejuara e Denis Ginës, i njohur si kapo i grupit famëkeq të “Rruga e Kavajës”.

Vetëm 27-vjeç, ai u vra në vitin 1999 në periferi të Tiranës. Njihej si një nga gangot e kryeqytetit. Rudina e më pas u lidh me Edi Ramën. Sot është e lumtur me vajzën dhe partnerin e saj, por kjo e shkuar nuk fshihet nga motori i kërkimit, sa herë që përmend ‘gangsterët e vjetër’.

Një tjetër rast është edhe ai i gazetares sportive Hygerta Sako. Sako me ish-bashkëshortin Artur Aligjoni kanë thuajse 8 vite të ndarë, martesë nga e cila kanë një vajzë. Ish-bashkëshorti i Miss Shqipëria, biznesmeni i njohur, vitin e kaluar u bë pjesë e kronikës së zezë pasi mbeti i plagosur në një nga club-et e Tiranës. Sako tashmë e takon ish-partnerin vetëm për hir të vajzës.

Këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj u divorcua nga bashkëshorti Mentor Hadërgjonaj disa vite pasi ai vuajti dënimin në burg. Pas lirimit të tij në vitin 2008 ata rinisën jetën nga e para si çift me dy vajzat. Por pas shumë vitesh bashkë ata u divorcuan.

Në vitin 2002 Inis Gjoni njohu njeriun e zemrës Arian Selimin. Lidhja ecte shumë mirë deri në vitin 2004, kur Selimi përfundoi në pranga, i akuzuar si kapo i një rrjeti droge. Me lirimin i tij nga burgu çifti rinisi bashkëjetesën, lidhje nga e cila erdhi në jetë një vajzë. Selimi u nda nga jeta pas një ekzekutimi mafioz në Tiranë

Dautaj dhe Morina

Kurse Juxhin Dautaj ishte 27-vjeçari i lëvizshëm që i kishte rrëmbyer zemrën Fjolla Morinës. Ai mbeti i vdekur në një atentat në Sukth bashkë me ish-shefin e Antikrimit Ekonomik në Policinë e Tiranës, Ervin Dalipaj, më 23 prill të vitit 2017. Të dy viktimat ishin të përfshirë në konflikte me grupe kriminale. Nga dhimbja e madhe këngëtarja i dedikoi dhe një këngë Juxhinit, për të cilin u vesh dhe me të zeza.

Këngëtarja që u vu dje në pranga, në rrjete sociale dëshmon jetë luksoze. Edhe pse kanë kaluar shtatë muaj pa punë, duke qenë se të gjitha klubet e natës janë mbyllur për shkak të pandemisë, Morina nuk i ka kursyer vetes veshje te shtrenjta, pushime, limuzinë.

Madje, vetëm pak ditë më parë, më katër shtator, Fjolla Morina lançoi edhe klipin e saj më të ri, me titullin “Kape”. Po të shikoni videon, investimi duket mjat i qartë. Por, kulmin e luksit të jetës së këngëtares, e arrin “Audi Q7” dhe vila që na prezantoi vetëm pak ditë më parë. “Shtëpia e re,”- shkruante Morin teksa pozonte në derën e vilës, ku dukej mjaft e lumtur për këtë investim.

Dhe me të drejtë, kush nuk do t’i gëzohej një prone të tillë! Më pas, me anë të disa videove të publikuara në rrjetet sociale, këngëtarja na njohu me bishën luksoze “Audi Q7”, brenda të cilës u arrestua dhe sot. Kjo makinë ishte edhe dhuratë nga i dashuri i saj, që ka mbetur mister për publikun shqiptar.

Për burimin e të ardhurave të Fjolla Morinës, kemi marrë të mirëqenë se kanë qenë pagat e koncerteve dhe sukseis që ka pasur deri më tani në muzikë. Por, edhe pas shtatë muaj pas asnjë koncert, fakti që Morina vijon të ‘krimbet në para’ na fut në dyshime…kapja me armë zjarri, na i shton akoma më tepër. Kush e financon Fjolla Morinën? A fshihet i dashuri i saj pas këtij luksi dhe kush është ai? – pyet portali Dosja.

Në vitin 2015, Altuna Sejdiu dhe Ylber Abdullahu i njohur ndryshe me emrin e artit Cozman u arrestuan me drogë. Edhe pse sot, Tuna ka krijuar një familje dhe ka një djalë me Berishën, para shumë vitesh endej rrugëve me makina sportive me reperin e njohur. Ndalimi i Tunes dhe i te dashurit te saj u bë nga patrullat “Shqiponja”, pasi automjeti tip “Range Rover” me të cilin lëviznin, nuk respektoi semaforin në zonën e ish-Stacionit të Trenit në Tiranë.

Kontrolli fizik u bë i detyrueshëm pasi këngëtarja Tuna, ka kundërshtuar verbalisht efektivët duke u shprehur se është këngëtarja më e famshme e muzikës shqiptare dhe nuk kishte përse të kontrollohej.

Por më vonë, pasi i është gjetur lënda narkotike të dashurit të saj, Altuna ka kërkuar falje duke u thëne thënë punonjësve te policisë se hashashin e kanë për përdorim vetjak. Të dy tashmë vijojnë të ndarë, dhe pse Cozmanit nuk i është dëgjuar më emri.

Lumturia e Rezarta Shkurtës në krahët e nipit të ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermalit, vijon edhe sot. Dyshja, kanë vite lidhje bashkë, martesë dhe janë prindër të një vajzë, Hera. Ata ata tashmë reklamojnë jetën luksoze në rrjetet sociale, por Rezarta ka kaluar edhe disa vite të vështira.

Nipi i Enver Hoxhës u arrestua gjatë një aksioni ndërkombëtar i cili zbuloi laboratorin e drogës në fshatin Xibrakë 10 km larg qytetit të Elbasanit. Në të u përfshinë forca të shumta policore, nën bashkëpunimin e INTERPOL-it dhe EUROPOL-it. Më 14 Janar të vitit 2015, në pranga ranë 11 persona mes tyre dhe 2 kolumbianë të cilët sipas hetimeve merreshin me përpunimin e kokainës dhe pse në Shqipëri e kishin mbërritur me leje pune dhe si futbollistë.

Gjykata e Krimeve të Rënda dha në korrik të 2017 burgim me gjykim të shkurtuar për të gjithë anëtarët e grupit ‘Xibraka’. Ermal Hoxha u dënua me 10 vjet burg por falë gjykimit të shkurtuar dënimi zbriti në 6 vite dhe 8 muaj burg.

n.s. / dita

Flash Lajme

Më të lexuarat