Sporti kombëtar në mënyrë absolute në Armeni është shahu.

Jo rastësisht kampioni i botës në shah Garry Kasparov është armen.

Ata e kanë aq për zemër shahun, sa ky sport inteligjent është lëndë me detyrim që në shkollën fillore.

Armenia ka sipërfaqe dhe popullsi thuajse të barabartë me Shqipërinë. Rreth 3.2 milionë banorë jetojnë në 29.800 km2.

Ky vend i vogël ka histori të madhe.

Ai renditet si shteti i parë kristian në botë i themeluar që në vitin 301 pas Krishtit.

Në Armeni janë ndërtuar godina religjoze të stilit gotik përpara se ato të shfaqeshin në arkitekturën e Europës.

Rreth 94 e popullsisë është ortodokse, 4 përqind janë katolikë dhe 2 përqind janë yezidi.

Gjeografikisht në Azi por kulturalisht në Europë, armenët kanë qenë për 70 vjet pjesë e Bashkimit Sovjetik prej ku u shkëputën në fillim të viteve 90.

Prej asaj kohe janë në konflikt thuajse të përhershëm me Azerbajxhanin fqinjë.

Forma e sistemit politik është republikë gjysëm-presidenciale.

n.s. / dita 

Pamje te kryeqytetit armen, Yerevan

Pamje te kryeqytetit armen, Yerevan

Statuja e famshme e Davidit në Yerevan

Statuja e famshme e Davidit në Yerevan

Të rinj armenë

Të rinj armenë

Shahu është sport kombëtar

Shahu është sport kombëtar

Armenia ka sipërfaqe dhe popullsi sa Shqipëria

Armenia ka sipërfaqe dhe popullsi sa Shqipëria

Sheshi i Republikës në Yerevan

Sheshi i Republikës në Yerevan

Stadiumi i Republikës në Yerevan

Stadiumi i Republikës në Yerevan

Kampioni i botës në shah, Kasparov, është armen

Kampioni i botës në shah, Kasparov, është armen

Shahu është lëndë me detyrim në shkolla

Shahu është lëndë me detyrim në shkolla

Flash Lajme

Më të lexuarat