Besueshmëria dhe sinqeriteti janë shumë të rëndësishme në raportet familjare, por edhe për martesë të harmonishme, shkruan meb.al. Është i rëndësishëm raporti me vjehrrën dhe vjehrrin, veçanërisht nëse jetoni në një shtëpi.

Mirëpo, ekzistojnë gjëra të cilat nusja nuk duhet t’ua zbulojë babait dhe nënës së të dashurit të vet.

  • Që ju keni fjalën kryesore në martesë

Edhe pse ju dhe partneri juaj e dini këtë, vjehrri dhe vjehrra nuk bën të dinë që ju e keni fjalën kryesore. Në mendjen e tyre fëmija i tyre është më i përgjegjshmi dhe emocionalisht më inteligjent. Veç tjerash, kjo është edhe normale, sepse ata e kanë edukuar. Nëse mësojnë që lidhja funksionon mirë, sepse ju keni marrë përgjegjësinë për të, do të rrënoni pasqyrën e tyre ideale. Dhe për këtë arsye do të jeni më pak e dashur.

  • Rrogën tuaj

Pa marrë parasysh nëse fitoni shumë apo pak, duhet ta dini që ata nuk do të jenë të kënaqur. Nëse u tregoni, mos u habisni kur të fillojnë t’ju mbajnë leksione se si të veproni me paratë apo si do të duhej të veproni me shefin tuaj.

  • Metodat e edukimit

Në diskutim me vjehrrën dhe vjehrrin – për edukimin e fëmijëve – mundet që vetëm të humbni. Në fund të fundit, ata besojnë që dinë se si duhet të edukohet njeriu i sjellshëm dhe kanë fakte për të, të cilat vështirë se mund t’i rrëzoni.

  • Qëndrimet politike

Zgjedhjet nuk janë të fshehta, ky rregull themelor i sistemit tonë politik shërben edhe për të mbrojtur raportin tonë me vjehrrën dhe vjehrrin. Silluni në harmoni me këto që u cekën më sipër dhe kurrë mos debatoni me ta për politikë.

  • Sa partnerë seksualë keni pasur

Gjithmonë bëhuni të kujdesshme kur bisedoni për lidhjet: nëse para birit të tyre nuk keni pasur lidhje të gjatë, është e mundshme që tek ta të zgjoni frikën që jeni të papërvojë dhe nuk dëshironi të lidheni ose do t’ia thyeni zemrën birit të tyre të dashur. Nga ana tjetër, nëse keni pasur lidhje të gjata, atëherë mendojnë se nuk ka shanse që e keni marrë veten nga ndarja me ish-in tuaj dhe që herët apo vonë do ta braktisni. Sido që të jetë, nuk është mirë!

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All