Testet për Covid-19 që tregojnë rezultatin në 15 deri në 30 minuta do të përdoren në të gjithë botën, duke shpëtuar potencialisht shumë mijëra jetë dhe duke ngadalësuar pandeminë në vendet e varfra dhe të pasura.

120 milion analiza të shpejta antigjeni nga dy kompani do të furnizojnë vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme për 5 dollarë secila ose edhe më pak.

Testet, të cilat duken si një test shtatzënie, me dy vija blu të shfaqura për pozitive, lexohen nga një punonjës shëndetësor.

Një test ka marrë miratimin e urgjencës nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe tjetra pritet ta marrë atë së shpejti.

Testet e shpejta dhe të lehta por me cilësi të lartë do të lejojnë kontrollimin masiv edhe të punonjësve shëndetësorë.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat