Gazeta italiane, “Il Gazzettino” shkruan sot se rritja e kërkesës së shqiptarëve që duan të blejnë hotele e restorante në qendrën historike të Venecias preokupon institucionet, turizmin lokal, sipërmarrësit vendas e qytetarët.

Alarmi është përcjellë nga Federata e Sipërmarrësve Venecianë dhe presidenti i saj Roberto Maglioço.

“Çdo ditë në Venezia po mbyllen lokale, restorante e hotele duke transformuar qendrën e saj historike. E kjo është vetëm njëra faqe e medaljes, thotë ai, faqja tjetër është se të tjerë e kryesisht shqiptarë po tentojnë të blejnë bizneset e tyre”, shprehet ai.

Mbi këtë fakt po hetojnë autoritetet kompetente për të kuptuar nëse pas kërkesës së lartë të shqiptarëve që duan të blejnë restorantet e lokalet e tyre fshihen investime kapitalesh me prejardhje të dyshimtë ose ricklim ndërkombëtar parash”, theksohet në të përditshmen italiane.

Mungesa e turistëve, shkaktuar nga pandemia globale, fatkeqësitë natyrore si përmbytjet që muaj më parë dëmtuan seriozisht qytetin, pezullimi i udhëtimeve me krocera, qiratë e larta që duhet të paguajnë e që shkojnë nga 9 mijë deri më 20 mijë euro në muaj, kanë shkaktuar vështirësi të shumta ekonomike tek sipërmarrësit venecianë.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All