Liqeni i Pogradecit është pushtuar nga dhjetëra flamingo.

Ky është një fenomen i rrallë që ndodh për herë të parë në këtë liqen.

Flamingot kanë zgjedhur fshatin e Tushemishtit për të pushuar dhe për të marrë vëmendje si rrallë herë nga qytetarët dhe vizitorët.

Specialistët shprehin habi për këtë shpend i cili ka pushtuar vijën liqenore të fshatit turistik të Tushemishtit ndërsa shtojnë se ardhja e tyre është e përkohshme.

Flamingot janë shpendë të cilët i gjejmë në lagunën e Karavastasë dhe atë të Nartës ndërsa për qytetin e Pogradecit është diçka e rrallë.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat