Paniku na ka zënë të gjithëve prej muajsh tashmë dhe sapo teshtijmë na duket se jemi në rrezik.

Mjekët dhe autoritetet shëndetësore e shkencore në të gjithë botën po mundohen që të kuptojnë dhe diferencojnë simptomat e Covid-19 me viruset “familjare” për të kuptuar se çfarë testesh dhe kure duhet të ndjekin.

Misioni bëhet i vështirë, në një kohë që virozat janë në qarkullim në të njëjtën periudhë dhe që shkaktojnë pothuajse të njëjtat simptoma, por që kanë nivele të ndryshme komplikacionesh në shëndet.

Duke patur parasysh ndryshueshmërinë e simptomave të Covid-19, madje disa njerëz nuk kanë fare simptoma, bëhet i vështirë identifikimi dhe dallimi i tyre nga viruset e tjera.

Sipas një studimi të ri në Mbretërinë e Bashkuar është hedhur dritë mbi disa prej shenjave që mund ta identifikojnë Covid-19 nga viruset e tjera me simptoma krejtësisht të njejta.

Ekipi studiues përdori një model kopjuterik për të përpunuar se cilat simptoma ishin më parashikuese ndaj Covid në krahasim me infeksionet e tjera të zakonshme.

Ndërsa shumë prej fëmijëve kishin ethe dhe kollë, këto simptoma ishin të lidhura edhe me viruset e tjera.

Por nëse ka një simptomë dalluese që mund të jape një saktësi më të madhe, pa patur nevojë për teste shtese do të ishte diarreja dhe të vjellat tek ata, thotë studimi.

Për sa i përket të rriturve, humbja e shijes apo aromës do të ishte treguesi më i saktë krahas simptomave të tjera të ngjashme me viruset e tjera siç janë: kolla, temperatura dhe ethet.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All